Maqedoni, prej nesër pritet të ikin temperaturat e acarta

Temperatura më të larta, të cilat gjatë ditës do të arrijnë edhe deri më 17 gradë dhe reshje të shiut në vendet më të larta dhe borë në male paralajmërojnë meteorologët prej ditës së nesërme.

Reshje më të mëdha do të ketë edhe pjesët perëndimore ku deri të shtunën në mëngjes pritet reshje e më shumë se 40 litra për metër katror.

Gjatë fundjavës ende do të ketë shi të përkohshëm në pjesët perëndimore, ndërsa në male me më shumë se 2000 metra lartësi mbidetare do të ketë borë të përkohshme.

Në pjesën tjetër të vendit do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore. Të shtunën do të fryjë erë e fortë perëndimore, më e theksuar në  jug të vendit.

Temperaturat e mëngjesit nesër do të lëvizin nga minus pesë deri në tre gradë, ndërsa temperatura ditore do të lëvizë nga tre deri në nëntë gradë.

Gjatë fundjavës temperatura e mëngjesit do të jetë mbi zero. Të shtunën do të lëvizë nga zero deri në pesë gradë, të dielën nga një deri në gjashtë gradë, të hënën do të ulet deri në minus një dhe do të arrijë deri në pesë gradë, të martën dhe të mërkurën përsëri do të jetë mbi zero dhe do të lëvizë në interval nga një deri në pesë gradë.

Temperatura ditore të shtunën do të jetë deri në 15 gradë, të dielën nga tetë deri në 17 gradë, të hënën nga pesë deri në 11 gradë, të martën nga gjashtë deri 13 dhe të mërkurën nga tetë deri 15 gradë.

Rritja e konsiderueshme e temperaturave do të mundësojë shkrirje të shtresës së dëborës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button