Hulumtimi: “RT” dhe ” Sputnik” publikuan propagandë anti ushqimit të modifikuar gjenetik në SHBA

Mediat ruse në SHBA po bëjnë propagandë kundër ushqimit të modifikuar gjenetik me qëllim që t’i dëmtojnë bujqit amerikanë dhe të krijojnë përçarje në opinion në këtë temë e ngjashme me atë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, thuhet në studimin më të ri.

Studimi i përgatitur nga Universiteti Shtetëror Ajova konstaton se Moska arriti ta bindë opinionin publik kundër ushqimit të modifikuar gjenetik (UMGJ), kjo do të jetë në dëm të bujqve në SHBA të cilët e shfrytëzojnë atë teknologji për rritjen e prodhimtarisë së drithërave.

Në studim thuhet se më shumë se 50 për qind e lajmeve në SHBA ku përmendet UMGJ vijnë nga mediume të financuara nga Qeveria ruse, ato janë “RT” dhe ” Sputnik”. Këto mediume publikojnë më shumë në këtë temë se sa pesë mediumet amerikane bashkë si ” Brajtbart njus”, “Hafington  post”, ” Foks njus”, ” Si-En-En” dhe “Em-Es-En-Bi-Si”.

Gati se në të gjithë artikujt mediat ruse kanë shfrytëzuar fjalë kyçe me link që t’i drejtojnë lexuesit drejtë faqeve të cilat propagandojnë tematikë anti-UMGJ, thuhet në studim.

Sipas hulumtuesve, përpjekjet që po i bën Rusia janë në drejtim të zhvillimit të bujqësisë së saj. Në Rusi, sektori bujqësor është dega e dytë industriale për nga madhësia pas asaj të naftës dhe autoritetet ruse në vitin 2016 ndaluan kultivimin e drithërave të modifikuara gjenetike në shtet.

Studimi gjithashtu tregon se përmbajtjet e publikuara anti-UMGJ nga mediat ruse na kujtojnë fushatën për mbjelljen e përçarjes dhe konflikteve në kohën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Prokurori Special, Robert Mjuller para pak kohësh ka dorëzuar akuza kundër 13 shtetasve rus dhe tre kompanive ruse për përfshirje të qëllimshme  të tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Mes shkencëtarëve në SHBA ekziston konsensus se ushqimi i modifikuar gjenetik është i sigurt për konsumim, edhe pse një pjesë e madhe e amerikanëve dyshojnë në dobishmërinë e UMGJ-së. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button