Së paku 46 persona e kanë humbur jetën nga i ftohti në Evropë

Vala e të ftohtit në Evropë është shkaku i vdekjes të më së paku 46 njerëzve, njofton AFP. Pjesa më e madhe e viktimave janë të pastrehë.

Sipas agjencisë, vala e të ftohtit është shkak i vdekjes së 18 personave në Poloni, gjashtë në Çeki, pesë veta në Lituani, katër në Francë dhe Slloveni, dy në Itali, Rumani, Serbi dhe Slloveni dhe një në Holandë. Në Estoni i ftohti është shkak për shtatë raste të vdekjes gjatë këtij muaji. Nga fillimi i valës së të ftohtit, jetën e kanë humbur së paku tetë persona pa vendbanim të përhershëm – nga tre në Francë dhe Çeki dhe dy në Itali.

Mbrëmjen  e kaluar janë regjistruar temperatura rekorde në shumë vende. Në Zvicër janë matur minus 36 gradë në Gllatalp, vend me lartësi mbidetare prej 1.850 metrash.

Vala  e të ftohtit, të cilën mediat britanike e quajtën “Bisha e Lindjes”, holandezët – “Ariu siberian”, zviceranët – “Topi i borës”, ndërsa në Francë është e njohur me emrin “Moskë – Paris”, më së shumti e dëmton shëndetin e kategorive më të  prekura të banorëve, para së gjithash të pastrehëve dhe personave të moshuar, por e pengon edhe komunikacionin.

Meteorologët paralajmërojnë se vala e të ftohtit vazhdon edhe nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button