fbpx

Dimovski – Petek: U riafirmua mbështetja e Sllovenisë për anëtarësim në NATO

Është konfirmuar mbështetja e Sllovenisë për realizimin e përcaktimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Këtë në takimin e sotëm me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski e theksoi gjenerali brigadier i Armatës së Sllovenisë, Milko Petek, i cili po qëndron për vizitë pune në Maqedoni.

Në takim, siç kumtuan nga MPJ, sekretari shtetëror Dimovski shprehu kënaqësi për shkak të revitalizimit të fokusit të NATO-s në rajonin e Evropës Juglindore dhe përkushtimin e konfirmuar të Aleancës për politikën e dyerve të hapura në bazë të meritave individuale të vendeve aspirante. Në atë kontekst, ai shprehu falënderim edhe për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Sllovenisë për realizimin e aspiratave për integrimin euro – atlantik të Maqedonisë.

димовски петек

“Gjenerali brigadier Petek, njëherësh, i përshëndeti aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në planin e reformave, si dhe për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me vendet nga fqinjësia e afërt dhe më e gjerë”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button