Haradinaj: Unë jam për negociata, e jo për dhënie të territoreve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi sot për Bi-Bi-Si se në tërësi është kundër “dhënies së territoreve” Beogradit dhe “ndryshimin e kufijve”, sepse “tregimet e tilla shkaktojnë tragjedi”.

“Më 17 shkurt 2018, Kosova festoi 10 vjet pavarësi nga Serbia, por Serbia refuzon që ta njohë sovranitetin e Kosovës. E gjithë bota u përpoqën që të ndalnin çfarë po ndodhte atëherë dhe unë jam shumë kundër marrëveshjeve për kufijtë, ndryshimit të kufijve, shkëmbimit të territoreve sepse këto janë arsyet pse kishin ndodhur tragjeditë”, ka thënë Haradinaj për Bi-Bi-Si.

Ai shtoi se nuk dëshiron edhe një luftë në rajon.

“Jam i interesuar të ulëm në tavolinë me Vuçiqin dhe të përfundojmë atë çfarë ka mbetur e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo është njohja e shtetit tonë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button