fbpx

Skandal: Në Antikorrupsion kanë marrë para për udhëtim me dëshmi të rrejshme, disa s’kanë shkuar në punë

Anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion u janë paguar harxhime për rrugë pasi që kanë ardhur në seanca, ndërkaq pagesa është kryer në bazë të dëshmive jo të besueshme. Disa  anëtarë fare nuk kanë shkuar në ardhur në punë, kështu që vetëm kanë ardhur kur ka pasur seanca të komisioneve, edhe pse ata janë persona të punësuar të cilëve u paguhet rrogë bruto dhe të njëjtët çdo ditë duhet të shkojnë në punë. Të njëjtët kanë dorëzuar tre dëshmi për harxhimet rrugore për një ditë të njëjtë, gjegjësisht ka rast kur anëtar i komisionit në të njëjtën ditë ka qenë jashtë vendit dhe  seancë të komisionit. Këtë e tregon revizioni i brendshëm i rregullshmërisë së rrogave dhe kompensimeve tjera të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPP) për vitin 2016, të cilën e ka bërë Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), njofton Portalb.mk.

Revizioni është bërë për përbërjen e Komisionit me kryetar Igor Tanturovski dhe anëtarët Farie Aliu, Goran Milenkov, Zhaklina Damçeska, Najdo Spasevski, Suzana Taskova-Axhikotareva dhe Sejdi Halili, të cilët në këtë funksion në Antikorrupsion janë që nga prilli i vitit 2015.

Revizioni i brendshëm ka zbuluar harxhim të pacaktuar të mjeteve buxhetore nëpërmjet mangësive serioze të pagesës së rrogave, mëditjeve për udhëtime zyrtare, por më së shumti ka keqpërdorime në pjesën e harxhimeve rrugore, gjegjësisht, përdorimin e veturave private për qëllime zyrtare. Revizioni tregon se anëtarët e Komisionit nuk janë evidentuar kur kanë ardhur në punë, por vetëm se kanë ardhur në seanca pasi që atëherë është kryer procesverbali. Disa prej anëtarëve që janë nga Shkupi fare nuk anë ardhur në punë.

Deri në vitin 2015, anëtarëve të Komisionit Antikorrupsion nuk u janë paguar harxhimet rrugore pasi që kompensimi për personat e punësuar është shfuqizuar në vitin 2009 me miratimin e rrogës bruto. Njëri nga anëtarët e Komisionit është drejtuar me kërkesë deri te Kuvendi, gjegjësisht deri te Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime, kur kryetar ka qenë Ilija Dimovski, duke kërkuar që t’u miratohen harxhime rrugore sipas ligjit për rroga dhe kompensime tjera për personat e emëruar. Ky Komision ka vendosur që Antikorrupsioni mundet që të marrë harxhime rrugore dhe me këtë rast u ka paguar rreth 5.000 euro për harxhime retroaktive.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Revizori thotë se “në ligjet dhe aktet e theksuara ligjore revizioni nuk ka gjetur përgjigje për pyetjen se pse anëtarët e Komisionit, të cilët marrin rrogë në bazë të ligjit për pagesë të rrogave, marrin kompensime për harxhimet për shfrytëzim të veturës private në ditët kur duhet të vijnë në punë, gjegjësisht kur duhet që të mbahet seanca”.

Si parregullsi, revizori e konstaton edhe rastin kur njëri nga anëtarët e komisionit ka dorëzuar tre dëshmi të udhëtimit për një ditë edhe atë: dëshmi për mëditje për udhëtim zyrtar jashtë vendit, dëshmi për vizitë të seancës së Komisionit me shfrytëzim të transportit të tij dhe dëshmi për udhëtim zyrtar jashtë vendit me transport të tij. Revizori ka zbuluar se koha kur është mbaruar seanca e Komisionit nuk përputhet me kohën kur anëtari i Antikorrupsionit është nisur në udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Mjete që nuk janë arsyetuar janë shfrytëzuar edhe në bazë të kilometrazhit të treguar, gjegjësisht anëtarët e Antikorrupsionit që jetojnë në Shkup kanë treguar më shumë kilometra se sa që realisht kanë udhëtuar, kështu që kanë marrë më shumë para për harxhime rrugore. Por gjithashtu, edhe një anëtar nga Gostivari, për çdo udhëtim në relacionin Gostivar-Shkup-Gostivar, ka treguar 16 kilometra më shumë për një drejtim.

Në raport është e theksuar gjithashtu se më shumë kilometra për vajtje-ardhje nga Aeroporti i Shkupit, dhe në bazë të kësaj janë paguar 24.259 denarë.

Revizioni, Antikorrupsionit i rekomandon që të kryej evidencë për praninë e anëtarëve për orar të plotë të punës, që të ndërmerren masa përkatëse për korrigjim të mjeteve të harxhuara të cilat nuk janë dëshmuar në lidhje me harxhimet për udhëtim me veturë private. Rekomandohet që Komisioni të dorëzojë kërkesë deri te Kuvendi për interpretim të vendimin me të cilën anëtarëve u paguhen harxhime rrugore, por edhe që të ndërmarrin masa përkatëse për shfrytëzim të padëshmuar të mjeteve buxhetore në bazë të tregimit më të madh të kilometrave gjatë udhëtimit.

Antikorrupsioni “ikë” nga raporti pesëvjeçar për punën e paligjshme të funksionerëve shtetëror

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button