Vuçiq: Serbisë i nevojitet marrëveshje me Prishtinën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pas takimit të djeshëm më kancelaren gjermane, Angela Merkel, tha se “nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne do të përpiqemi për të gjetur një kompromis me shqiptarët, sepse në qoftë se nuk e bëjmë ne do të mbetemi të mbërthyer në rrugën evropiane, si Turqia, Maqedonia dhe vendet e tjera të cilat vendnumërojnë për shkak të mosmarrëveshjeve politike”.

Vuçiq, në një intervistë për televizion serb RTS, theksoi se “Gjermania insiston në marrëveshje juridikisht obligative në mes Kosovës dhe Serbisë që nga viti 2008, por disa kanë gënjyer se nuk është kështu”.

“Nuk do të gënjej askënd, ata e kërkojnë këtë. As thotë nuk kam thënë se po rrjedh mjalti e qumështi. Ne kemi një pikëpamje ndryshe për Kosovën, por ata e kanë njohur atë në vitin 2008”, tha Vuçiq, përcjell Telegraf.

“Nëse e nënshkruajmë këtë marrëveshje, do të marrim të gjitha garancitë, kurse garancitë që marrim në Berlin janë garancitë në të cilat besoj më së shumti”, tha ai.

Вучиќ Интервју

Presidenti serb theksoi se me vetë paralajmërimin e hyrjes së Serbisë në BE janë rritur investimet e huaja direkte, “në të kundërtën ne do të kemi shumë probleme juridike, ekonomike dhe të tjera”.

Në pyetjen nëse Serbia do të pësojë sanksione nëse nuk arrihet një marrëveshje me Kosovën, Vuçiq tha se nuk do ta quante kështu këtë, por sipas tij, do të ekzistonte një mur i natyrshëm, i cili më nuk do të mund të tejkalohej.

Vuçiq tha gjithashtu se për Serbinë dyert janë shumë të hapura.

“Ne mbetet për të përfunduar shumë gjëra të tjera, por e gjithë kjo është pjesë e njëqindtë e problemit me të cilin po përballemi, kur bëhet fjalë për Kosovën”, tha ai.

Lidhur me pretendimet për negociata sekrete, Vuçiq tha se nuk ka asgjë sekrete.

Asnjëherë dhe askund nuk jemi takuar unë dhe Thaçi, e kjo të mos ketë qenë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ndonjëherë jemi takuar në Bruksel, ndonjëherë në ndonjë vend tjetër në botë, por gjithmonë nën flamurin e BE dhe me ndërmjetësuesit evropianë”, tha Vuçiç.

I pyetur nëse ekziston ndonjë kanal i bisedimeve në prapavijë, në nivel të organizatave joqeveritare, apo ndërmjetësve të ndryshëm, si dhe a është biseduar për ndarje, Vuçiç tha se nuk  mund të flasë në lidhje me këto çështje as nuk mund t’i konfirmojë ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button