Juncker në Mal të Zi: Nuk mund t’ju them datën e anëtarësimit, varet nga ju

Presidenti i Komisionit Evropian Jean – Claude Juncker, i cili sot qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, porositi se Mali i Zi avancon nga vendet tjera të rajonit në rrugën drejt BE-së, porse data e anëtarësimit varet nga përpjekjet e vendit, gjegjësisht nga përmbushja e kritereve të cilat janë të doemosdoshme”, raporton Anadolu Agency (AA).

Juncker në fillim të vizitës në Malin e Zi u takua me kryeministrin Dushko Markoviç. Në konferencën e përbashkët për media, edhe Juncker edhe Markoviç u pajtuan se Mali i Zi po shkon rrugës drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm.

“Para do kohe shpalosëm Strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe do të dëshiroja që kjo Strategji të kuptohet si inkurajim për vazhdimin e reformave. Kjo është ajo që unë konstatojë dhe e them gjatë këtij turneu në Ballkan. Niveli i kësaj Strategjie varet nga vendi në vendin tjetër, por mua më duket se keni bërë shumë në Malin e Zi dhe se Strategjia tregon se ne kemi vullnet të fortë për të dhënë një perspektivë evropiane për të gjithë Ballkanin. Mali i Zi po ecën më shpejt se vendet tjera në rajon, falë reformave që po zbatoni, të cilat janë serioze”, tha Juncker.

Ai nuk dëshiroi të fliste për një datë konkrete se kur Mali i Zi mund të bëhet pjesë e BE-së. Kjo, siç theksoi ai, varet nga përpjekjet e vetë Malit të Zi.

“Unë nuk kam ardhur për premtime boshe në Mal të Zi, nuk mund t’ju them datën e anëtarësimit, varet nga përpjekjet tuaja, nga përmbushja e të gjitha kritereve që janë të nevojshme, në mënyrë që të pranojmë Malin e Zi. Andaj, viti 2025 nuk është datë që premtohet diçka, kjo është vetëm perspektivë drejt së cilës duhet shkuar me hapa të shpejtë”, tha Juncker.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç theksoi se politika e zgjerimit është e “gjallë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button