U përcaktuan fushat prioritare të Komunës së Gostivarit  për ndarje të granteve OJQ-ve 

Në kuadër të aktiviteteve të projektit të UNDP – Programi Regjional për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor, në sallën e këshillit rinor të komunës së Gostivarit, u mbajt debat publik me përfaqësues të organizatave joqeveritare, me ç’rast u përcaktuan fushat  e   projekteve për të cilat do të pranohen aplikacione për grant.

Në kuadër të këtij projekti do të ndahen grante në vlerë prej 100.000 euro, për aktivitete në pesë fusha prioritare: Arsimi dhe inkluzioni social, Mjedisi jetësor, Të drejtat e njeriut  dhe mosdiskriminimi, Zhvillimi ekonomik lokal dhe Kultura, arti, rinia dhe sporti.

Të pranishmit në këtë debat publik, zgjodhën edhe 5 anëtarët dhe një zëvendës anëtarin e Komisionit për vlerësimin e aplikacioneve, edhe atë 2 përfaqësues të UNDP-së, 2 përfaqësues të Komunës së Gostivarit dhe 2  përfaqësues të sektorit joqeveritar.

Përfaqësuesit e UNDP-së dhe Zyrës për zhvillim ekonomik lokal dhe implementim të projekteve pranë Komunës së Gostivarit, njoftuan se në vazhdim do të  organizohen info-sesione në të cilat të gjitha organizatat e interesuara do të njoftohen më për së afërmi për formën e aplikacioneve, si dhe do tu ofrohet asistencë për hartimin e projekteve sa më cilësore.

Inkurajohen OJQ-të të cilat nuk morën pjesë në këtë debat, të bien në kontakt me Zyrën e ZHEL-it pranë Komunës së Gostivarit dhe të përfshihen në garën për të fituar grant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button