fbpx

Maqedoni, edhe 1.900 punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara do të dëmshpërblehen

Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë i ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për sigurim të mjeteve materiale për personat e papunë për shkak të privatizimit nga falimentimi të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit, të propozuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, njofton Portalb.mk.

Me ligjim, i cili u miratua në shtator të vitit 2017, deri më tani vendime për dëmshpërblim kanë marrë 2.732 punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara, ndërkaq më ndryshimet e reja do të përfshihen edhe 1.900 punëtorë.

“Me ndryshimet e miratuara të ligjit do të lehtësohen nevojat për kushtet e konstatuara me ligjin ekzistues, i cili ka të bëjë me marrjen e të drejtës për sigurim material nëse ndalimi i marrëdhënies së punës është bërë në momentin kur ndërmarrjet me pronësi dominuese të shtetit janë privatizuar, me kusht që numri i vetëm amë i subjektit të mos jetë i ndryshuar nga momenti i fillimit me punë në atë ndërmarrje, deri në ndalimin e marrëveshjes. Njëkohësisht, fleksibilitet më të madh është dhënë edhe në kushtin për moshën e nevojshme të cilën duhet ta ketë personi i papunë (së paku 52 vjet për gratë dhe 55 për burrat), me atë që e njëjta tani plotësohet jo nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit ekzistues, por në momentin e miratimit të kërkesës për marrjen e të drejtës për sigurim material”, thonë nga Qeveria.

Maqedoni, punëtorët nga firmat e falimentuara do të marrin nga rreth 7.500 denarë në muaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button