Letra misterioze, Matiç zbulon sekretin që i shkruante Mourinho

Prej vitesh Mourinho përdor një truk, duke i dërguar në një copë letër mesazh futbollistëve në fushë gjatë lojës. E ka bërë edhe të dielën në ndeshjen kundër Chelsea, kur i dërgoi Matiç një mesazh në letër dhe serbi ka zbuluar sekretin e trajnerit, transmeton TCH.
Por kureshtjen nuk e ka lënë gjatë pikërisht letërpritësi, Nemaja Matiç që ka hedhur në rrjetet sociale foto të letrës që mori në fushë: You have three days off, që do të thotë “ Keni 3 ditë pushim”.
Mourinho kishte siguruar një 3 pikësh shumë të rëndësishëm në atë moment dhe futbollisti më i besuar që ai ka në fushë kish marrë sinjalin e duhur të motivimit, për 9 minuat e mbetura të ndeshjes.
