Qeveri dimërore

Netët e dimrit janë të gjata, teprica kohë i inicion njerëzit  të futen në hapësira dimensionale, të imagjinatave fantastike. Duhet me u bë një falënderim portaleve, të cilët shpërndajnë lajme pa ndërpre, disa s’i kuptojnë në skajshmëri, dhe nga dëshira se kuptuan diçka, e kondicionojnë  muhabetin hëngri, hungëri dhe secili frymëzohet me lexime të shpejta dhe të shkurta. Para se të dalë në kafene, ku gjatë lojnave me gurzi, me pretendim se do e zgjedhin çështjen e pa zgjidhur akoma të shqiptarëve.

A e dëgjuat se edhe ata, po edhe këta do hyn në qeveri, nga anësh do i hedhin fjalët si shtiza, do bëhet tollovi e madhe n’beligrad, nuk do  dihet kush më kë, kush kundër kujt. O vëlla ne populli do ngelim jashtë se ata brenda kanë çka hanë e pinë, rrogat sa dunë i marën dhe kur të duan,ne duhet me e pritë pesëmbëdhjetin ose njëzetekatrin e hajt hajtë. A e ke dëgjuar atë këngën gjithë katundi në disko,po edhe tani gjithë shqiptarët në qeveri,lum e lum ne pa opozitë. Një ish politikan i gjeneratës së parë në kafenenë e gurzive u drejtohet, po kjo bre nuk ka jernek po ne bre natë e ditë në parlament sa që nuk u vriteshim,dhe se di si dilnim gjallë,kjo e tashmja s’ka të kallxume se kap asnjë radar, hajër inshalla. Të gjithë partitë në qeveri,bëhu copa e copa, nga një lëvizje në dy lëvizje , më sa që nuk ngelën vetëm kryetarë pa anëtarë e pa elektorat, me një sy me ngel prapë se prapë në qeveri. Shahu,shpif e hajde lutu për në qeveri. Njëri del, e çon tjetrin të lute prapë në qeveri,halla halla. Një intelektual i pensionuar nga pakënaqësitë u jep sqarime pse ndodhin anomalitë brenda partive,kur ka mungesë të platformës për barazi në shtet,nuk disponojnë me programe zhvillimore,kur e kanë mashtrua votuesin partitë tentojnë të fshihen nën jorganin e qeverisë. Mjafton një parti në qeveri jo të gjithë ky është një sindromë i partive shterpë,të cilat nuk kanë ardhmëri,zgjedhjet e para do i përmbysë bryma dhe nuk do çelin më, do ngelin me nga një mijë apo dy mijë vota. Shqiptarët në kërkim të partive të vërteta shqiptar me program të qartë për barazi,nuk shkon më kështu sa kemi humbë mbi njëzet e shtatë vite, a duhet edhe vite tjera jo më na janë harxhua vitet e pritjes,zgjidhje sa më shpejtë fund.

Ja kështu janë muhabetet e popullit të ngratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button