Vazhdon dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës

Në Bruksel sot po vazhdon dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, në të cilin, siç informoi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, do të bëhet fjalë për implementimin e marrëveshjes për Bashkësinë e komunave serbe, energjetikën dhe urën në Mitrovicë.

Negociatorët kryesorë, Marko Gjuriq dhe Avni Afeti, ditën e parë biseduan për implementimin e marrëveshjes në lidhje me lëvizjen e lirë, gjyqësorin dhe menaxhimin e përbashkët të vendkalimeve.

” Të dyja palët e konfirmuan gatishmërinë e tyre që për disa javë t’i vazhdojnë bisedimet për tema të ndryshme”, theksoi Kocijançiq në deklaratën e shkruar pas ditës së parë.

Ajo vlerësoi se dita e parë nga dialogu i vazhduar mes Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, ka kaluar në atmosferë të mirë dhe konstruktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button