Reshjet e borës, shifra alarmante të shkollave të mbyllura në Shqipëri!

Moti i keq dhe dëbora që pushtoi st Shqipërinë, ka bërë që në shumë shkolla të zonave të thella të Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Korçës nuk është zhvilluar mësim këtë të hënë.

Nga ana tjetër, bllokimi i rrugëve nuk ka mundësuar transportin e mësuesve, ndaj në koordinim me Drejtoritë Rajonale të Arsimit, procesi mësimor u pezullua, deri në një vendim të dytë.

Ministria e Arsimit njoftoi se në total janë 82 shkolla që nuk zhvilluan mësim ditën e sotme për arsye të motit të keq, ndërkohë MAS bën me dije se po monitoron situatën në çdo qark dhe drejtori arsimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button