Presidenti i Filipineve: Kam dy gra, më duhet rrogë shtesë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka bërë një deklaratë të çuditshme pasi ka thënë që rroga nuk i mjafton pasi i ka dy gra, transmeton Klan Kosova.

“Lodhem shumë dhe e dini sa fitoj? 200 000. Unë kam dy gra”, ka thënë ai.

Në vitin 2016, ish-presidenti Benigno Aquino firmosi një urdhër ekzekutiv për të rritur rrogën e personelit civil dhe ushtarak. Kjo u bë përmes një rritjeje konstante përgjatë 4 viteve.

Duterte ka ish-gruan  Elizabeth Zimmerman, e cila kërkoi anulimin e martesës në vitin 1998, pasi zbuloi se ai e tradhtonte. Ndërkohë, partnerja e tij e re është Cielito Honeylet Avancena.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button