fbpx

Xhaferi takon eurodeputetët: Pozita dhe opozita të bashkëpunojnë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim protokollar me deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan, të cilët gjenden në vizitë në Republikën e Maqedonisë në kuadër të Konferencës së Komisioneve parlamentare për Çështje Evropiane dhe Integrime të shteteve të përfshira në procesin e Stabilizim Asocimit nga Evropa Juglindore – KOSAP, që mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Kryetari Xhaferi i informoi eurodeputetët për aktivitetet rrjedhëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe për ngjarjet e fundit në planin politik në vend.

“Nga ana e vet, eurodeputetët shprehën kënaqësi për rezultatet e arritura dhe për stabilizimin e punës së shtëpisë ligjvënëse. Gjithashtu, shprehën gatishmëri t’i përkrahin të gjitha aktivitetet të cilat do e kishin përmirësuar bashkëpunimin e shumicës parlamentare dhe opozitës, me qëllim që të rrumbullakohen proceset reformuese dhe vendi të lëvizë në kahje pozitive drejt aderimi në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e Kuvendit të Maqedonisë.

Në këtë takim protokollar, siç tuhet në kumtesë edhe njëherë u vërtetuan angazhimet e Parlamentit Evropian për përforcimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në drejtim të  mbështetjes së proceseve eurointegruese të vendit dhe realizimit të proceseve reformuese të domosdoshme për marrjen e raportit pozitiv për përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në familjen evropiane.

Eurodeputeti Kukan: Ky vit është vit i premtimeve të mëdha për zgjerim të familjes evropiane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button