Në Gjermani është matur temperaturë rekorde, minus 27 gradë Celsius

Vala e të ftohtit, e cila me vete solli reshje të rrëmbyeshme të borës dhe temperatura të ulëta, shkaktoi ndërprerje të komunikacionit, mbyllje të shkollave dhe anulime të fluturimeve në mbarë Evropën.

Rekord i ri i temperaturës prej minus 27 gradë Celsius është shënuar në majen Cugshpice në Alpet e Gjermanisë, kumtoi sot shërbimi meteorologjik gjerman.

Në Bremen së paku 10 fluturime janë anuluar për shkak të borës, në Meklenburg-Pomerania Perëndimore ndodhën disa fatkeqësi komunikacioni për shkak të ngricave, ndërsa katër persona janë lënduar.

Temperatura të ulëta janë shënaur edhe në jug dhe në lindje të Gjermanisë. ku zhiva në termometër zbriti edhe deri në minus 15 gradë.

Në Gjermaninë verilindore në disa rajone të veçanta, për shkak të reshjeve të borës erdhi deri te ngecjet në komunikacion.

Në Moskë, mbrëmë temperaturat ranë nën minus 20 gradë, që është nata më e ftohtë për këtë dimër, kumtoi shërbimi meteorologjik rus.

Sipas meteorologëve rusë, temperaturat e ulëta në vend do të vazhdojnë edhe në fillim të muajit të ardhshëm.

Edhe pse Roma, për shkak të klimës mesdhetare shpesh ka dimëra mesatarë, këto ditë si rezultat i valës arktike që kaloi nëpër Evropë, kryeqyteti italian është goditur nga reshje të rrëmbyeshme të borës dhe temeratura të ulëta.

Prefektja e Romës, Virxhinia Raxhi mbrëmë solli vendim sot të gjitha shkollat shtetërore të mbeten të mbyllura. Atë vendim e pranuan edhe shumë institucione private arsimore.

Shkollat janë të mbyllura edhe në pjesët qendrore dhe veriore të Itëaisë, ndërsa në shumë pjesë të vendit komuniakcioni po zhvillohet me vështirësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button