Fjalët e Gattusos në zhveshtore ndryshuan lojën ndaj Romës: Ishim të parashikueshëm në pjesën e parë

Gennaro Gattuso ka treguar se çfarë ndryshoi gjatë pauzës në ndeshjen ndërmjet Romës dhe Milanit, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 2-0. Në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Olimpico, në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa Patrick Cutrone dhe Davide Calabria realizuan në fraksionin e dytë për mysafirët, shkruan Telegrafi.

Për ndryshimin e lojës së Rossonerëve në pjesën e dytë duhet të kenë ndikuar fjalët e trajnerit në zhveshtore.

“Më pëlqen raporti që kam me lojtarët. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, vuajtëm shumë në pjesën e parë dhe u përpoqëm të luanim tjetër futboll në gjysmën e dytë duke kërkuar linja tjera të pasimeve”.

“Është e vërtetë se skuadra ka mundur të luajë shumë më mirë këtë sezon duke e përfshirë edhe periudhën sa jam unë në krye, meqenëse humbëm pikë ndaj Beneventos. Nuk mendoj se ka të bëjë me ndryshimin e cilësisë, sepse ekipi e ka pasur gjithmonë këtë, por është përkushtimi dhe puna ekipore”, ka thënë Gattuso para se të sqaronte se çfarë ndryshoi në pjesën e dytë.

(Foto: Getty Images)

“Luajtëm shumë topa në linja të parashikueshme në pjesën e parë dhe nuk më pëlqeu kjo gjë. Unë preferoj të luaj në krahë dhe t’i përfshijë mbrojtësit e krahut në lojë. Franck Kessie kontribuoi për golin e Calabrias, sepse shkoi përpara dhe ndihmoi në krijimin e hapësirës”, është shprehur trajneri për Mediaset Premium.

Me këtë triumf Milani numëron 12 ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha garat dhe gjendet shtatë pikë prapa Interit në garën për pozitën e katërt në tabelë. Pikërisht ndaj Nerazzurrëve zhvillon ndeshjen e ardhshme.

Skuadra e Gattusos do të mbetet në Romë, sepse të mërkurën zhvillon ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Lazios. Përballja e parë në San Siro përfundoi pa gola.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button