fbpx

Vetëvendosje i kishte vezët mjet të protestës, por sot me të tilla u sulmua Albin Kurti (FOTO)

Vezët ishin mjet i protestës së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga viti 2015 e tutje.

Kur po raportonte mbi marrëveshjet e fundit të qeverisë në Bruksel, Isa Mustafa, atëkohë kryeministër i vendit, ishte sulmuar me vezë nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton KTV.

Ndërsa këtë të premte, kur u diskutua për marrëveshjen e demarkacionit, kryetari i VV-së, Albin Kurti, u bë cak i sulmit me vezë.

Teksa po hynte në objektin e Kuvendit, ai është sulmuar nga një qytetar në protestën në shenjë proteste për mosratifikimin e Demarkacionit.

Këtë protestë para Kuvendit, në shenjë përkrahjeje për marrëveshjen, e ka organizuar një grup i shoqërisë civile.

Protestuesit besojnë që tashmë disponimi i qytetarëve ka ndryshuar dhe shumica e qytetarëve e përkrahin këtë marrëveshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button