Gostivar, premtohet përmirësim të kushteve në lagjen rome “Vrima”

Ministri pa resor Aksel Ahmedovski dhe kryetari i Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, Samka Ibrahimovski qëndruan në komunën e Gostivarit të enjten, të shoqëruar nga kryetari i komunës Arben Taravari dhe vizituan lagjen rome të a.q. “Vrima” në Gostivar.

Konstatim i përbashkët i tyre ishte se kushtet e jetesës në këtë lagje janë mizore dhe se gjendja e këtillë mund të tejkalohet vetëm me masa të koordinuara të institucioneve lokale dhe shtetërore.

“Kjo lagje gjendet në bërthamën e qytetit dhe me të vërtetë është jodinjitoze që në shekullin 21 të lejohet që qytetarët e një lagjeje të tërë të jetojnë në kësi kushtesh. Së pari do të përgatitet një plan aksion në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe brenda dy-tre viteve do të kompletohet infrastrukturë dhe kjo lagje do t’i ngajë një lagjeje urbane”, theksoi Taravari.

Ministri Ahmedovski tha se është prekur shumë nga pamja që sheh, por gjithashtu u shpreh optimist duke pasur parasysh disponimin pozitiv të kryetarit Taravari dhe mbështetjen e ministrive përkatëse, do të përmirësohen kushtet e jetesës në këtë lagje dhe ajo do të shndërrohet në një lagje elitare.

Në komunën e Gostivarit, sipas informatave të Komunës, është punësuar një pjesëtar i komunitetit rom i cili po ushtron detyrën e bashkëpunëtorit për çështje të romëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button