Çairi dhe disa komuna tjera tërë ditën pa rrymë, deklarohen nga EVN-ja

Në ora 13:00 ka ndodhur defekt në përçuarjen e rrymës në komunat Çair, Gazi Babë, Radishan, Butel, Vasill Gllavinov – zona Industriale, Fushë Topanë dhe disa të tjera, njofton Portalb.mk.

Të kontaktuar nga redaksia, EVN thotë se është djegur një qeli e nënstacionit ndërsa duke mos e precizuar se kur konsumatorët do të zhvendosen në pika furnizuese alternative.

“Në ora 13:00 ka ndodhur ndërprerje në nënstacionin 110kV „Vasill Gllavinov“ në Shkup. Për shkak të ndërprerjes është djegur një qeli e nënstacionit, e cila ka shkaktuar probleme të caktuara te pajisja elektroenergjetike fqinje. Për arsye sigurie i gjithë nënstacioni është pa furnizim, me çka për momentin pa furnizim të energjisë elektrike janë edhe konsumatorët e vendbanimeve Çair, Gazi Babë, Radishan, Butel, Vasill Gllavinov – zona Industriale, Fushë Topanë dhe vendbanimet tjera që furnizohen me energji elektrike nga ky nënstacion. Pas kryerjes së inspektimit të parë të nënstacionit dhe krijimit të kushteve, konsumatorët do të zhvendosen në pika furnizuese alternative. Paralelisht me këtë ekipet e EVN do të punojnë në sanimin e problemit të nënstacionit.” thonë për Portalb.mk nga EVN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button