fbpx

Shkup, është larguar nga vendi busti i likuiduesit të VMRO-së Andon Qoses (VIDEO)

Busti i Andon Qoses mbrëmë është larguar prej përpara Gjykatës Supreme të Shkupit dhe është dërguar në dërguar në depot e Fabrikës së Metalit Tito. Largimi i këtij busti është bërë me urdhër të Qytetit të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Ky bust është vendosur në mbrëmjen mes 6 dhe 7 shtator të vitit 2014, si pjesë e projektit “Shkupi 2014” dhe si donacion i shoqatës për bashkim shpirtëror të Stinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve nga Lerini.

Bëhet fjalë për personalitet kontrovers historik i cili ka shkaktuar shumë reagime në opinion, Qosja është i njohur si likuidues i VMRO-së.

Grupi punues i Ministrisë së Kulturës, paraprakisht ka konstatuar një sërë shkljesh ligjore gjatë vendosjes së këtij busti, në mesin e të cilëve ishte edhe ligji për vendosjen e përkujtimoreve. Prokuroria Speciale Publike ka hapur hetim për bustet të cilat janë vendosur si donacion nga shoqata, e cila ka donuar përmendoren e Qoses.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button