fbpx

Linja hekurudhore Kriva Pallankë-Deve Bair do të kushtojë 350 milionë euro

Dokumentacioni projektues dhe tenderik për ndërtimin e pjesës së rrugës së tretë hekurudhore drejt Bullgarisë, nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair, në gjatësi prej 23.4 kilometra është kryer, ndërsa ndërtimi do të kushtojë mbi 350 milionë euro, informuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria theksojnë se përfundimi i aksit lindje-perëndim përmes mbindërtimit të Korridorit 8 duhet të mundësojë rritje të përshpejtuar ekonomike për vendin dhe integrim më të shpejtë në rajon.

“Dëshmi për këtë është ngjarja e sotme me të cilën shënojmë përfundimin e projektit për ndërtimin e hekurdhudhës nga Kriva Pallanka deri në vendkalimin kufitar Deve Bair. Projekti parasheh ndërtimin e hekurudhës në gjatësi prej 23.4 kilometrave. Në hekurudhën parashihet të ketë një stacion, një ndalesë, 23 tunele, prej të cilëve një tunel tejkufitar, i cili gjysma ndodhet në territorin e Maqedonisë, gjysma në Bullgari”, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.

Ai tha se ndërtimi duhet të fillojë në vitin 2021, ndërsa duhet të përfundojë deri në vitin 2025. “Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për pjesën më komplekse të hekurudhës presim që vlera e investimit të arrijë mbi 350 milionë euro”, potencoi Sugarevski.

Sipas tij, ndërtimi i hekurudhës është me rëndësi të madhe jo vetëm për të dyja vendet, por ka rëndësi edhe për mbarë rajonin, duke theksuar se në këtë mënyrë do të hapen mundësi të reja për të gjitha kompanitë e transportit.

Udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Nikolla Bertolini deklaroi se projekti për ndërtimin e hekurudhës Kriva Pallankë deri në kufi me Bullgarinë ishte i suksesshëm dhe zgjati 22 muaj ndërsa ajo që mbetet sfidë është investimi.

“BE-ja është shumë e fokusuar në zhvillimin e korridoreve të cilat kalojnë nëpër Ballkanin Perëndimor dhe atë e bëjmë përmes IPA fondeve, fondeve kombëtare dhe rajonale. Kjo gjendet lartë në axhendën tonë dhe u përsërit në strategjinë për zgjerim para dy javësh nga ana e Eurokomisarit Johannes Hahn dhe zëvendës-presidentit, ashtu që nuk guxojmë ta lëshojmë fillimin, sepse e ardhmja e këtij vendi është në BE”, theksoi Bertolini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button