fbpx

Dyzet e tetë orët më të përgjakshme në Gutën Lindore: Jetën e humbën 106 civilë

Së paku 106 civilë e humbën jetën në bombardimet e djeshme të forcave qeveritare siriane ndaj Gutës Lindore, e cila është nën kontroll të kryengritësve, kumtoi Qendra siriane për Monitorim të të Drejtave të Njeriut.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve gjatë 48 orëve të fundit arriti në 250 persona. Këto janë dy ditët më të përgjakshme pas sulmit kimik në rajon në gusht të vitit 2013, ku jetën e humbën qindra njerëz.

Сирија жртви

Nga Departamenti amerikan i Shtetit kumtuan se janë “jashtëzakonisht të shqetësuar” për shkak të ngjarjeve në Gutën Lindore, ndërsa ministri francez i Punëve të Jashtme, Zhan-Iv Le Drian theksoi se gjërat në këtë rajon sirian po shkojnë drejt “kataklizmës humanitare”.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh është “thellësisht i shqetësuar” nga eskalimi i dhunës në Gutën Lindore, kumtoi zëdhënësi i organizatës botërore, Stefan Xhuzharik.

Антонио Гутереш

Ai shtoi se Rusia, Irani dhe Turqia e shpallën Gutën Lindore si zonë për deeskalim dhe përkujtoi se sipas Guteresh, të gjitha palët duhet t’i ndërmarrin “angazhimet e veta në atë drejtim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button