Qeveria miratoi Propozim-ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale

Qeveria në seancën e saj të rregullt të 55-të, miratoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.

Siç theksohet në kumtesën e Qeverisë, qëllimi bazë i këtij Propozim-ligji është departizimi dhe profesionalizmi i servisit publik radiodifuziv dhe trupit rregullator. Agjencia për shërbime mediatike  audio dhe audiovizuale. Ndryshimet esenciale që propozohet kanë të bëjnë me zgjedhjen e trupave udhëheqës dhe drejtorët e Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radiotelevizioni i Maqedonisë dhe të Agjencisë për shërbime mediatike  audio dhe audiodifizive, si dhe në lidhje me financimin e punës së RTVM-së dhe ASHMAA.

Në propozim të Ministrisë së Shoqërisë informatike dhe Administratës, Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi edhe Propozimin-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për formimin e Ndërmarrjes publike Radiodifizioni i Maqedonisë, me qëllim bazë për harmonizim me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike  audio dhe audiovizuale.

Tani Propozim-ligji do të dorëzohet në Kuvend, ku do të vijojë diskutim dhe më pas votim i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button