Sallatë me fasule, tunë dhe kokra misri

Kjo sallatë mund të shërbejë edhe si një shujtë e plotë.

Nevojiten:
165 gr pesh tune i konservuar
400 gr fasule e zier
400 gr kokra misri të konservuara
2-3 vezë të ziera mirë

për pjesën e lëngshme:
lëngu i 1 limoni
100 gr majonezë
100 mk jogurt
100 ml ajkë
2-3 lugë majdanos i grirë i freskët
kripë, piper

Përgatitja:
– Zihet fasulja. Mund të përdorni edhe fasule e konservuar.

– Zihen edhe kokrat e misrit, ose mund t’i përdorni të konservuara.

– Zieni vezët mirë që të jenë të forta. Preni ato në rrathë..

– Të gjithë përbërësit vendosni në një enë të thellë dhe përzieni me kujdes.

– Në fund shtoni edhe tunën e konservuar.

– Përgatiteni salcën. Përzieni majonezën, lëngun e limonit, jogurtin, ajkën dhe majdanosin. Shtoni edhe kripë dhe piper sipas shijes.

– Në fund salca hidhet mbi sallatë dhe përzihet me kujdes. Zbukurojeni atë me ullinj të coptuar dhe majdanos të freskët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button