Kurti: Ne duhet ta ndërlidhim çdo festë shtetërore me luftën çlirimtare

Me rastin e 10 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, anëtarë të Kryesisë e deputetë, shkuan në Prekaz për homazhe te varrezat e Jasharajve.

Pas vendosjeve të luleve, kryetari i VV-së, Albin Kurtit, tha se sot e gjithë Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kremtojnë dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe i uron për këtë festë shumë të rëndësishme për popullin, shoqërinë e për kombin tonë, transmeton Koha.net.

“Por, njëkohësisht, neve na ndajnë më pak se tri javë nga Epopeja e UÇK-së, nga koha kur flijimi i tre brezave të Jasharajve do t’i mbushë dy dekada. Ne duhet që ta ndërlidhim çdo festë tonën shtetërore me atë që është e pazgjidhshme: me luftën çlirimtare, me kryengritjen popullore dhe me sakrificat e mëdha të popullit tonë, simbol madhështor i së cilave është pikërisht sakrifica dhe flijimi i Jasharjave. Më 17 shkurt teksa padyshim festojmë, në të njëjtën kohë, padyshim edhe kujtojmë e përkujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë dhe se rrënjët e saj janë në gjakun e dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit. Ne sot jetojmë të lirë duke ju falënderuar atyre që e dhanë jetën për liri”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button