fbpx

Shkëndija e Renova barazojnë, Shkupi fillon furishëm

Fillimi i sezonin pranveror në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, solli derbin e javës së 19-t, që u zhvillua në Tetovë.

Dueli i dy ekipeve pretendente për titullin kampion, Shkëndija-Vardari nisi me vonesë pej 20 minutave, për shkak pastrimit të borës që mbuloi terrenin në stadiumin në Tetovë. Ndërsa ndeshja pas 90 minutave u mbyll me barazim 1-1. Vardari avancoi me golin e Grnçarovit, ndërsa pesë minuta para mbylljes së ndeshjes, Ibraimi barazoi shifrat në 1-1.

Fitore bindëse shënoi FC Shkupi, që në Maxhari mundi 5-2 skuadrën e Akademia Pandevit. Tripleta e Iljoskit dhe golat e Jasharoskit dhe Stojkoskit, mjaftuan për fitoren më të thellë të kampionatit.

Derbi i Pellagonisë mes Pobedës dhe Pelisterit u mbyll me barazim 1-1. Ndërsa me barazim dhe pa gola, u mbyll takimi me Rabotniçkit dhe Renovës. Ndërkohë ndeshja në Kratovë mes Sileksit dhe “Skopjes” u anulua për shkak të terrenit të dëmtuar nga të reshurat e shiut. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button