fbpx

U bënë tre vite nga okupimi studentor i fakulteteve në Shkup

Sot u bën tre vite që kur studentët okupuan fakultetet e Universitetit të Shkupit. Ata shpallën zonë të lirë autonome  në fakultetin filozofik dhe filologjik dhe më pas edhe në atë të drejtësisë dhe ekonomisë.

Ata atë kohë paralajmëruan se ligjëratat nuk do të mbahen, dhe qëndruan edhe gjatë natës në fakultete duke kërkuar që të plotësohen kushtet dhe kërkesat e tyre, për anulimin e plotë të Ligjit për arsimin e lartë dhe të përgatitet një ligj i ri i cili do të përfshijë edhe profesorët edhe studentët në përpilimin e tij.

Studentët morën edhe përkrahjen e profesorëve të cilët këtë shenjë revolte e vlerësuan si të pritur dhe e përshëndetën të njejtën, transmeton Portalb.mk.

Ata kaluan 23 ditë në hapësira e fakulteteve dhe kohën e kalonin me lexime kreative, pikturim, diskutime, dialog, koncerte etj.

Kjo shenjë revolte e studentëve përfundoi me 25 shkurt 2015, ku studentët u larguan nga hapësirat e fakulteteve dhe pastruan të njëjtat nga tendat që i kishin vendosur.

 

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close