Dialogu me Serbinë, Hoxhaj: Pa liberalizim vizash nuk ka kuptim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj udhëtoi drejt Strasburgut në Francë, ku zhvilloi takime me deputetë të Parlamentit Europian.

Mes takimeve të Hoxhajt ishin ato me mbështetësit e njohur të Kosovës, si kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme, David McAllister, apo eurodeputeten Tanja Fajon, transmeton Top Channel. 

Në takimet e zhvilluara, Hoxhaj kërkoi mbështetje që, pas plotësimit të kushteve, Kosova të marrë liberalizimin e vizave këtë vit. Sipas tij, pa liberalizim të vizave, vazhdimi i dialogut me Serbinë nuk do të ketë më kuptim.

“Nëse Serbia është shpërblyer shumë herë për dialogun me Kosovën, edhe Kosova duhet të shpërblehet në mënyrë të balancuar në këtë drejtim. Prandaj, nëse Kosova nuk merr liberalizimin pasi të këtë kryer detyrat e saj brenda vitit 2018, këtij dialogu do t’i humbasë kuptimi, jo vetëm në kuadrin politik, por edhe në atë të mbështetjes së qytetarëve”, deklaroi Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri i Koasovës u takua gjithashtu edhe me presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e Kosovës me këtë komision.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button