Koreja V. mban paradë ushtarake para nisjes së Olimpiadës

Koreja e Veriut do të mbajë sot paradë ushtarake, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të saj, njofton REL.

Parada do të zhvillohet një ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.

Parada ushtarake zakonisht mbahet në prill, por këtë vit është zhvendosur më 8 shkurt.

Përpara nisjes së saj, Televizioni Qendror Korean po tregon video arkivi të udhëheqësve të mëparshëm, peizazhin lokal dhe filma propagandistikë.

Ekspertët thonë se Koreja e Veriut pritet të shfaqë në paradë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se parada nuk duhet të mbahet sot, pasi fokusi duhet të jetë te Lojërat Olimpike.

Koreja e Veriut ka thënë se nuk e ka ndërmend të takojë zyrtarë amerikanë gjatë Lojërave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button