Moti i keq në Vlorë, trageti mbetet në det

Trageti i linjës Brindizi-Vlorë ka mbërritur në orën 11 të paradites së të mërkurës në Portin e Vlorës me 90 pasagjerë në bord.

Por, mjeti lundrues nuk është ankoruar ende për shkak të erërave të fuqishme, transmeton Top Channel. 

Trageti ka tentuar 3 herë të ankorohej, por në të gjitha përpjekjet përplaset me kalatën e portit. Kjo e ka bërë të pamundur ankorimin e tij.

Ndërkohë, anijet e peshkimit nuk janë lejuar nga kapiteneria të dalin në det.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button