Kur gripi vë në rrezik jetën e fëmijës?

Stina e ftohtë e dimrit përveç kushteve meterologjike që e shoqërojnë si ulja e temperaturave, lagështia etj, shoqërohet edhe me një sërë problemesh shëndetësore për të gjithë popullatën në përgjithësi, por veçanërisht për moshat pediatrike, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë. Këshilla që ju japim të gjithë qytetarëve është të vishen mirë, sipas stinës, të mbajnë ngrohtë dhe të ajrosin herë pas here banesat, të mos frekuentojnë mjedise të mbyllura dhe të mbi populluara si dhe të shmangin vizitat e pa nevojshme të të afërmve në spitale.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon prindërit që mos t’i injorojnë këto shenja tek fëmijët:

  • Nuk zgjohet nga gjumi
  • Ka temperaturë të lartë dhe skuqje
  • Nuk konsumon mjaftueshëm lëngje
  • Lëkurë e zbehtë
  • Përmirësohen simptomat, më pas rikthehen sërish me temperaturë dhe kollë – vetëm përkeqësohet

Gjithashtu, kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse fëmija juaj shfaq këto simptoma:

  • Probleme me frymëmarrjen
  • Mungesë oreksi
  • Nuk loton kur qan
  • Pampersi është më pak i lagësht se zakonisht/Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button