Karaxhovski dhe Këshilli akoma heshtin për sistemin ACCMIS

Kryetar i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhiovski, edhe pse deklaroi se ai dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët kanë certifikata do të deklarohen “këto ditë” rreth raporteve të Ministrisë së Drejtësisë për funksionimin e ACCMIS-së në Gjykatën Penale në Shkup dhe në gjykatën e lartë – akoma nuk e bënë këtë, gjë të cilën e vlerësojmë si jokonsekuente. 

Anëtarët të cilët kemi certifikat këto ditë do të punojmë intensivisht dhe do të duhet të ndërmarrim diçka dhe të njoftojmë opinionin se çfarë kemi ndërmarr në lidhje me to. Pasi që ishte i pyetur publikisht, ministri përsëri tha se është i klasifikuar si material shumë i besueshëm, anëtarët të cilët nuk kanë certifikata të sigurisë presin që të marrin

[Burimi: ТV 21 – Këshilli Gjyqësor së shpejti do të deklarohet për ACCMISдатум: 23.01.2018]

ARSYETIM:

Deklarata është dhënë me 23 janar të vitit 2018 dhe prej atëherë kaluan jo më pak se dy javë. Vlerësoj se “këto ditë” është term i cili nuk mund të ketë kuptimin e një periudhe më të gjatë se një javë, dy, prandaj prej këtu është dhënë edhe vlerësimi jokonsekuent. Por, duke ndjekur historinë e këtij problemi me ACCMIS-në në Gjykatën Penale dhe të lartë, lehtë do të shihet se kjo nuk është deklarata e parë jokonsekuente e Karaxhovskit, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Deklaratat e tij rreth këtij problemi lëvizin prej mohimit të plotë, pastaj te garantimi se nuk ka keqpërdorime, dhe deri te arsyetimi për vonesë së vlerësimit të Këshillit Gjyqësor për shkak të mungesës së certifikatave të sigurisë nga një pjese të anëtarëve, të cilat janë të patjetërsueshme sepse Raporti ka shkallë të caktuar të fshehtësisë.

Portali SDK.mk publikoi një tekst që në shtator të vitit të kaluar për këtë temë në të cilën ka deklaratë prej gjykatësit në Penalen 1, Vlladimir Tufegçiq, i cili pretendon se me shkrim e ka njoftuat Këshillin Gjyqësor që në vitin 2014 për parregullsi gjatë përdorimit të ACCMIS-së. Në të njëjtin tekst mediumi pretendon se ka burim, një gjykatëse prej të njëjtës gjykatë, e cila pretendon se ka njoftuat Këshillin edhe në vitin 2016. Por për të gjithë këto pretendime Karaxhovski deklaroi se as ai, as Këshilli nuk disponojnë deklarata të tilla me shkrim.

Në fillim të tetorit, kur zhvillohej hetimit nga ana e komisionit të Ministrisë së Drejtësisë të udhëhequr nga gjykatësi dhe profesori Llazar Nanev, paralelisht me këtë edhe PSP hapi procedurë para hetimore rreth ACCMIS-së, duke kontrolluar në Penalen 1, me çka target ishte sistemi kompjuterik, zyra dhe shtëpia, gjegjësisht kompjuteri i ish kryetarit të gjykatës Vlladimir Pançevski.

Karaxhovski edhe pas kësaj qëndroi në pretendimet se ai nuk di asgjë dhe se nuk ka pasur ankesa deri te Këshilli… „Nuk kam asgjë të re të deklaroi prej asaj që kam thënë“.

Në të njëjtin tekst është përsëritur deklarata e Karaxhovkit prej shtatorit të vitit 2016 kur pretendon se personalisht ka kontrolluar sistemin.

Menjëherë pasi që u ndanë lëndët dhe pasi që u bë zhurmë në opinion se përse të gjithë lëndët ju kanë ra gjykatësve Tatjana Mihajllove dhe Lidija Petrovska, prej zyrës sime hyra në sistemin ACCMIS, i cili më mundësoi që në çdo moment të hyjë dhe të kontrolloj në secilën gjykatë si janë ndarë lëndët. Sistemi zbulon nëse ndonjëri prej kryetarëve të gjykatave bën mashtrime. Kështu është bërë me ndihmën amerikane profesionale. Këto dy lëndë janë ndarë në mënyrë elektronik,e kam parë dhe nuk kam dyshim për këtë. 

Karaxhovski, të njëjtën ditë, të njëjtën e ka vërtetuar edhe për mediumet e tjera. Për shembull për Kanal 5 ka deklarua se nuk ka indikacione për mashtrime gjatë ndarjes së lëndëve dhe se nuk ka ankesa deri te Këshilli.

Nuk ka deklaratë të tillë të Karaxhovskit as pasi që Ministria e Drejtësisë, pa shumë detaje, kumtoi se Raporti ka treguar “një seri mospërputhjesh” rreth ndarjes së lëndëve gjyqësore dhe përdorim të ACCMIS. Diçka më vonë ministri i drejtësisë Bylent Saliji, mes tjerash, në dhjetor të vitit të kaluar në lidhje me gjetjet e Gjykatës Penale në Shkup deklaroi:

  • Nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit për menaxhim me lëvizjen e lëndëve në gjykata për të cilat ACCMIS detyrimisht shfrytëzohet gjatë menaxhimit me lëvizjen e lëndëve në gjykata. 
  • Nuk është shfrytëzuar modul për ndarje automatike të lëndëve, ndërsa ndarja është kryer me dorë. 
  • Ndarja e lëndëve nuk është kryer në drejtim të gjykatësve, kjo nuk është e evidentuar, ndërsa nga ana tjetër në zyrën e regjistrimit është zgjedhur bashkëpunëtor profesional i cili ka zgjedhur këshillin penae para të cilit do të referojë lëndën. 
  • Gjatë kontrollit në gjykatë, është konstatuar se ekzistojnë 860 lëndë të cilat nuk ju janë ndarë gjykatësve. Me këtë vihet në pyetje saktësia e të dhënave statistike në raportet mujore dhe vjetore për punën e gjykatës dhe gjykatësve të cilët janë dorëzuar deri te gjykatat më të larta, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Drejtësisë. 
  • Përjashtimi i gjykatësve prej ndarjes automatike të lëndëve është kryer pa përgatitjen e vendimit të shkruar me urdhër dhe pa ndonjë arsye të caktuar. Kjo është bërë vetëm me iniciativën e kryetarit të gjyqit dhe me telefonata në zyrën e depozitimit në gjykatë. 

Kjo konferencë për shtyp e Salijit është mbajtur në fillim të dhjetorit. Përgjatë muajit raporti është distribuuar deri te Prokuroria Publike dhe edhe prej Prokurorisë Speciale Publike. Me 30 janar 2018 njerëzit e parë të të dy prokurorive kanë pasur mbledhje të përbashkët. Me 2 shkurt Ljubomir Jovevski, prokuror publik në Republikën e Maqedonisë, pretendon se është hapur procedurë para hetimore.

Deri më tani, 5 shkurt, kryetari i Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovskit akoma nuk ka dhënë vlerësime për raportin e Ministrisë së Drejtësisë, as si kryetar i Këshillit, ose në emër të Këshillit së bashku me anëtarët e tjerë, edhe pse këtë e premtoi që para dy javëve, gjë që e vlerësojmë si jokonsekuente. Një pjesë e fajit shkon edhe për Ministrinë e Drejtësisë, prej ku deri më sot nuk sqaruan se përse raporti ka shkallë të lart të besueshmërisë, por kjo nuk e ul vlerësimin e jo konsekuencës te Karaxhovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button