Kuvendi në qershor do të jetë organizator i Ros-Rot seminarit të AP të NATO-s

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në qershor të këtij viti, për të shtatën herë me radhë, do të jetë nikoqir i Ros-Rot seminarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Për këtë qëllim, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot kishte takim me drejtorin politik të angazhuar për Ros-Rot seminare, Henrik Blidal, i cili në kuadër të përgatitjeve për seminarin është për vizitë disaditore në Republikën e Maqedonisë, njoftoi sot pres-shërbimi kuvendor.

Gjatë vizitës, Xhaferi shprehu kënaqësi që Kuvendi i Maqedonisë do të jetë sërish nikoqir i Ros-Rot seminarit të AP të NATO-s, posaçërisht duke e pasur parasysh faktin që do të mbahet në kohë kur Republika e Maqedonisë në mënyrë të përforcuar punon në planin e integrimit euro-atlantik, si dhe drejtpërdrejt para Samitit të NATO-s në korrik në Bruksel.

Sa i përket konkretisht vetë organizimit të seminarit, kryetari i Kuvendit theksoi se shërbimi i Kuvendit do të japë mbështetje të plotë profesionale dhe operative dhe së bashku me shërbimin e AP të NATO-s do t’i ndërmarrë të gjitha përgatitjet e domosdoshme që kjo ngjarje e rëndësishme të realizohet në nivelin më të lartë.

Blidal shprehu falënderime për pranimin nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të jetë nikoqir i këtij seminari dhe theksoi se ndërtesa e dhomës ligjdhënëse të Republikës së Maqedonisë përmbush të gjitha standardet për mbajtjen e këtij Seminari.

AP e NATO-s mban dy ose tre Ros-Rot seminare në vit. Gjatë seminareve, anëtarët e parlamenteve nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet partnere takohen me përfaqësues qeveritarë, përfaqësues nga NATO dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe ekspertë nga universitete, tink-tanke dhe organizata joqeveritare që të bisedojnë për një çështje konkrete të sigurisë me interes të përbashkët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button