Berisha thirrje urgjente hackerave: Sulmoni sistemet e narko-shtetit

Ish-kryeministri Berisha ka denoncuar faktin se kryeministri Rama po kërkon të shtetëzojë programet kompjuterike.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha ndan me ndjekësit e tij mesazhin e një personi i cili shkruan se me një vendim të qeverisë do të shtetëzohet çdo program kompjuterik i realizuar dhe instaluar nga institucionet, duke kërkuar specifikisht dorëzimin e kodit në burim.

Ai e ka quajtur një veprim skandaloz dhe se me  këtë Shqipëria po bëhet vendi i dytë pas Koresë së Veriut.

Kështu Berisha i ka kërkuar hakerave të huaj dhe vendas të ndërhyrë për mos ta lejuar këtë.

Postimi i plotë:

Edvin Kristaq Rama vendos shtetezimin e programeve kompjuterike!

Te dashur miq, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama ka vendosur shtetezimin e programeve kompjuterike duke bere Shqiperine vendin e dyte ne bote pas Korese se Veriut qe ndermerr nje veprim te tille!

Me kete rast iu bej thirrje hackersave shqiptare dhe te huaj te ndermarrin me urgjence nje sulm te pergjithshem per shkaterrimin perfundimtar te sistemeve te ketij narko-kryeministri qe nuk njeh ligje, norme apo standarte dhe do te shtetezoje ne menyre banditeske kodet e programeve duke shkelur cdo te drejte autori, pronesie intelektuale e teknologjike!

Lexoni ketu me poshte denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“I nderuar Doktor, Shtetëzimi i pronave private që ndodhi në vitin 1944 duket si nje “dé jávu” kur lexon vendimin nr 673 date 22.11.2017 që ka marrë kryeministri. Me këtë vendim ai shtetëzon çdo program kompjuterik të realizuar dhe instaluar nga institucionet?! Kjo pavarësisht viteve kur janë realizuar dhe duke kërkuar specifikisht dorëzimin e kodit në burim.

Dorëzimi I kodit në burim për programet kompjuterike është në thelb siç është dorëzimi I një tapije për një godinë apo për një tokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button