Rusia i përforcoi sulmet ajrore në provincën siriane Idlib

Aviacioni rus i intensifikon sulmet ndaj qyteteve të kontrolluara nga kryengritësit në provincën siriane të Idlib, pasi të shtunën u rrëzua një aeroplan i saj, ndërsa piloti u vra.

Burime nga mbrojtja civile deklaruan se janë sulmuar qytetet Kafër Nabël, Maasran, Sarakeb, Maarat an Numan dhe Idlib. Raportohet për disa të vdekur dhe të lënduar.

Sipas dëshmitarëve okularë, në Maaran an Numan u sulmua spitali,  ndërsa gjatë sulmit në Kafër Nabël është sulmuar një ndërtesë dhe supozohet se e kanë humbur jetën të paktën pesë civilë.

Në qytetin Idlib, megjithatë, është qëlluar një ndërtesë pesëkatëshe ku me siguri kanë vdekur 15-të persona.

Gjatë sulmeve ajrore të shtunën pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak rus,  u vranë të paktën 10 persona në Han al Subhul. Shtatë, megjithatë, e humbën jetën gjatë sulmit në Maasran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button