fbpx

Shkupi fiton miqësoren e fundit në Antali (VIDEO)

Skuadra e Shkupit me fitore i ka mbyllur ndeshjet kontrolluese në Antali, ku sot në orët e mbrëmjes për kundërshtarë e kishte skuadrën nga Premier Liga e Kazakistanit, FC Okzhetpes.

Të përzgjedhurit e trajnerit Ardian Nuhiu edhe në këtë ndeshje treguan nivel të lartë të lojës me shumë raste të krijuara për gol, por duke shrytëzuar vetëm dy nga to.

Serinë e rasteve e hapi Alën Jasharoski i cili në minutën e dytë të lojës pas një aksioni shumë të bukur të Omar Imerit, doli vetëm para portierit kundërshtarë, por topi përfundoi skaj portës. Edhe në vazhdim Shkupi kërkonte me ngulm të shënojë, ndërsa disa herë tentuan Stojkoski, Jasharoski dhe Imeri, ndërsa në minutën e 33-të, Jasharoski arriti që të zhbllokojë rezultatin për epërsi 0:1.

Por vetëm pesë minuta më vonë, pas një krosimi në zonë, u krijua një tollovi para portës së Zendelit, kur edhe u barazua rezultati në 1:1. Deri në fund të pjesës së parë Shkupi kishte edhe disa raste por nuk ndryshoi rezultati.

Edhe pjesa e dytë ishte plotësisht e dominuar nga Shkupi, kur raste për të shënuar kishin Bllazhe Ilijoski, Fatih Ismaili, Bunjamin Shabani dhe Husein Demiri, ndërsa Kristijan Stojkosi ishte ai që I dha fitoren e parë në Antali Shkupit, kur në minutën e 78-të.

Shkupi nga pesë ndeshje kontrolluese, në tri ka barazuar ndaj Qarabagun, FC Steel dhe Chornomorets Odesa, ndërsa pësoi edhe një disfatë nga ekipi i Çelikut.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close