Ka përfunduar qetë protesta në Athinë në “mbrojtje të Maqedonisë”

Protesta në sheshin Sintagma në Athinë e titulluar “Maqedoni do të thotë Greqi”, përfundoi me leximin e rezolutës, të cilën organizatorët, siç paralajmëruan vetë, do t’ia dorëzojnë presidentit të shtetit, kryeministrit dhe parlamentit grek.

“Të përjashtohet çdo mundësi e përdorimit të emrit grek Maqedoni dhe fjalët që dalin nga ky emër, i cili  është i  barabartë me emrin Greqi dhe është një element i pandashëm i identitetit kombëtar”, kërkojnë organizatorët në rezolutën e tyre.

Sipas policisë greke, në tubim merrnin pjesë rreth 140 mijë qytetarë në një sipërfaqe prej rreth 50 mijë metra katrorë.

Të pranishëmve iu drejtua kompozitori grek Mikis Teodoraskis, profesori i të drejtës kushtetuese Jorgos Kasimatis dhe mitropoliti Doroteos përfaqësues i Sinodit të shenjtë të Kishës Ortodokse Greke .

Në protestën e madhe në Athinë, pari mbajti fjalim kompozitori grek Mikis Teodoraskis i cili  i dërgoi kritika të ashpra qeverisë greke, por edhe vendit tonë. Përveç se tha se Maqedonia është greke, ai kërkoi edhe referendum, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Nëse një qeveri greke mendon që ta lë nënshkrimin në vendin për emër të përbërë, nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta pyes popullin grek. U bëj thirrje deputetëve, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë referendum”, tha Teodorakis.

Микис Теодоракис

Theksoi se ai dhe qytetarët grekë nuk pranojnë të jenë vëzhgues pasiv në periudhën kur vendi ndodhet në një moment kaq kritik.

Lidhur me çështjen për emrin e përmendi vendimin e vitit 1992 të këshillit të liderëve të partive politike, nën patronazhin e presidentit të atëhershëm, kur u vendos termi “Maqedoni” të mos përfshihet në emër.

“Çdo anashkalim i kësaj pozite do të kishte rezultate katastrofale për vendin”, tha Teodorakis.

Në Qendër të Athinës, në mesin e qytetarëve janë edhe ish-kryeministri grek Andonis Samaras, deputetët e partisë opozitare Demokracia e Re, prefekti i rajonit Maqedonia Qendrore, si dhe lideri i partisë Lidhja e centristëve.

Asnjë protestë për masat antikrizë të cilat pothuajse të gjitha qeveritë i votuan në Greqi, ndërsa kanë bërë shkurtime të pagave dhe pensioneve, asnjë protestë në kuadër të grevave të përgjithshme, asnjë tubim për problemet financiare të vendit, nga fillimi i krizës dhe vendosja e memorandumit prej vitit 2010 deri më sot, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, nuk arriti t’i tubojë kaq shumë grekë, aq sa sot dolën në protestën për Maqedoninë.

Parullat të cilat i thonë janë të njohura, u dëgjuan edhe në protestën në Selanik, porosisin se Maqedonia është greke, ndërsa sipas analistëve dhe gazetarëve në Greqi, protesta, siç analizoi MIA, merr karakter antiqeveritar.

“Cipras dhe Kamenos po e shesin Maqedoninë, të mbahen zgjedhje tani”, shkruan në transparentin të cilin po e mbanin disa grekë të rinj, ndërsa “Maqedonia është greke” është slogani më i shpeshtë i grekëve.

атина крај на протестот 2

Grekët me të cilët ka biseduar korrespondentja e MIA-s nga Athina, thonë se janë krenarë që sot kaq shumë qytetarë në vend se në kafe ose drekë kanë dalë në rrugë për ta “mbrojtur emrin Maqedonia”.

“Ky është mesazh për Qeverinë, nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të negociojë për emrin Maqedonia”, thotë për MIA-n një zonjë më në moshë e cila së bashku me miket e saj kishte ardhur në Sintagma me flamuj grek.

Anarkistët organizuan kundërprotestë

Paralelisht me protestën në Sintagma në distancë prej rreth 800 metrash, organizatat anarkiste dhe antifashiste mbajtën kundërprotestë.

Policia me blloqe të autobusëve policorë, e ndau hapësirën që të shmanget takimi i të dyja grupeve dhe që të shmangen incidente.

Koxias: Unë vazhdoj të negocioj për të mirën e atdheut

Protestën përmes Twitter-it e komentoi edhe shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias. Në profilin e tij, ai shkroi se “agjencitë e vlerësimit sot morën një përgënjeshtrim ” dhe kritikoi opozitën Demokracia e Re.

“Unë po vazhdoj, me ndërgjegje dhe përgjegjës të negocioj për të mirën e atdheut”, shkroi Nikos Koxias në Twitter, publikon MIA.

—————————————————————————————————————–

15:30 – Asnjë protestë për masat antikrizë të cilat pothuajse të gjitha qeveritë i votuan në Greqi, ndërsa kanë bërë shkurtime të pagave dhe pensioneve, asnjë protestë në kuadër të grevave të përgjithshme, asnjë tubim për problemet financiare të vendit, nga fillimi i krizës dhe vendosja e memorandumit prej vitit 2010 deri më sot, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, nuk arriti t’i tubojë kaq shumë grekë, aq sa sot dolën në protestën për Maqedoninë.

Mijëra qytetarë, kishin dalë nga e mbarë Greqia por edhe nga Athina, familje me fëmijë të vegjël, pensionistë, shoqata të djemve dhe vajzave të reja, klerikë, pothuajse të gjithë me flamuj në duar.

атина протест

Flamujt grek shiten në çdo hap nga 1,2 apo 5 euro varësisht madhësisë.

Vlerësimet janë se masiviteti i tejkaloi pritshmëritë. Përveç sheshit Sintagma, të gjitha rrugët qendrore janë të stërngarkuara me popull, diçka që nuk ishte parë në Athinë viteve të fundit.

Një pjesë e qytetarët të cilët kanë ardhur në qendrën e Athinës, por për shkak të masivitetit dhe rrugëve të stërmbushura nuk arritën të vijnë në sheshin Sintagma, zgjodhën që protestën dhe fjalimet t’i ndjekin prej kafeneve përreth, të cilat të përgatitura për protestën kanë siguruar televizorë në të cilët drejtpërdrejt ndiqet protesta.

атина протест

Parullat të cilat i thonë janë të njohura, u dëgjuan edhe në protestën në Selanik, porosisin se Maqedonia është greke, ndërsa sipas analistëve dhe gazetarëve në Greqi, protesta, siç analizoi MIA, merr karakter antiqeveritar.

“Cipras dhe Kamenos po e shesin Maqedoninë, të mbahen zgjedhje tani”, shkruan në transparentin të cilin po e mbanin disa grekë të rinj, ndërsa “Maqedonia është greke” është slogani më i shpeshtë i grekëve.

Grekët me të cilët ka biseduar korrespondentja e MIA-s nga Athina, thonë se janë krenarë që sot kaq shumë qytetarë në vend se në kafe ose drekë kanë dalë në rrugë për ta “mbrojtur emrin Maqedonia”.

“Ky është mesazh për Qeverinë, nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të negociojë për emrin Maqedonia”, thotë për MIA-n një prej zonjë më në moshë e cila së bashku me miket e saj kishte ardhur në Sintagma me flamuj grek.

протест атина

——————————————————————————————————————-

Në Qendër të Athinës, në mesin e qytetarëve janë edhe ish-kryeministri grek Andonis Samaras, deputetët e partisë opozitare

Protestuesit e ardhur nga e gjithë Greqia, me rreth 2 000 autobuzë, filluan të mblidhen në qendër të Athinës në sheshin Sintagma.

Organizatorët thonë se në këtë tubim do të jenë të paktën 1 milion qytetarë. Por nga ana tjetër edhe policia ka marrë masat duke dërguar në shesh rreth 19 000 policë, transmeton Alsat M.

Të pranishëm në këtët protestë nuk janë vetëm politikanët por vijnë edhe nga sfera e shoqërisë civile dhe kleri ortodoks grek. Fillimin e protestës do ta hapë zyrtarsisht kompozitori i famshëm grek Mikis Teodorakis dhe më pas do ta ndjekin profesorët e të drejtës kushtetuese, tre peshkopë nga KQP dhe përfaqësues të organizatorëve të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button