Koxijas i ka thënë Nimicit se nuk është kompetent të flasë për qëndrimet greke

Qartë dhe në mënyrë të rreptë i thashë se nuk është kompetent të flasë se cila është politika e Athinës, e as ta përshkruaj, edhe atë në mënyrë të gabuar, kumton shefi i diplomacisë greke lidhur me atë çka i ka thënë dhe çfarë saktë i ka rekomanduar Nimicit në një bisedë telefonike, pas kthimit nga Shkupi.

Përmes një kumtese dërguar mediave mbrëmë vonë, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë i komenton ndodhitë e fundit për zgjidhjen e çështjes së emrit.

“Kisha bisedë të gjatë me përfaqësuesin personal të Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, me zotri Nimicin, i cili u kthye nga Shkupi. Qartë dhe ashpër i bëra të ditur se nuk është kompetent të flasë cila është politika e Athinës, e as ta përshkruajë, edhe atë në mënyrë të gabuar”, kumton Nikos Koxijas dhe shton se negociatat duhet të zhvillohen në bazë të asaj që është dakorduar në Davos, por edhe në bazë të qëndrimeve që përputhen.

Shtohet se në bazë të brifingut që e kisha për negociatat që i kishte zotëri Nimici në Shkup, sqarova se negociatat nuk mund të zhvillohen ndryshe përveç se në vazhdim të marrëveshjes në Davos. Krahas kësaj, të gjitha negociatat qëllimmira zhvillohen në bazë të konvergjencave që tashmë janë arritur, shkruan në kumtesën e shefit të diplomacisë greke.

Nikos Koxijas e përshëndet deklaratën e partiakut Bartolomej i cili bëri thirrje për përmbajtje dhe qetësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button