Milloshoski: Për çështje si emri duhet të prononcohet populli

Deputeti Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja sot deklaroi se është simptomatike që për momentin kemi Komision Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të zbrazët dhe jofunksional dhe se duhet të gjitha institucionet shtetërore të cilat do të ishin pjesë e një procesi eventual për vendosjen përfundimtare për çështjen e emrit të jenë funksionale që askush të mos ketë alibi ta çojë Kuvendin para aktit të kryer ose të bëjë presion të prononcohet në një apo në një mënyrë tjetër, pa e shprehur populli vullnetin e vet, transmeton MIA. 

Milloshoski sot parashtroi kërkesë Kuvendi të sjell vendim për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit dhe gjashtë anëtarëve të KSHZ-së. Pika sipas tij, duhet të vendoset në rend dite të seancës së parë të ardhshme, ndërsa zgjedhja do të bëhej sipas Kodit Zgjedhor aktual.

Propozimi, siç tha deputeti i partisë opozitare, më shumë është inspiruar nga deklaratat e zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti të cilët çështjen e emrit, thotë Milloshovski, nuk e shohin si çështje për të cilën duhet të dëgjohet vullneti i popullit.

Në mënyrë shtesë, theksoi Milloshovski, gjendja aktuale në KSHZ është në kundërshtim me nenin 26 nga Kodi Zgjedhor, ku qëndron, thekson deputeti i VMRO-DPMNE-së, se Kuvendi ka normë imperative ta mbush KSHZ-në me përbërje të re pas 30-të ditëve pas përfundimit të mandatit të KSHZ-së paraprake, e cila u konstatua në dhjetor. Deri tani, thotë ai, nuk ka nisma të tilla.

Tetë prej nëntë anëtarëve të KSHZ-së para pak kohësh parashtruan dorëheqje nga funksionet pas çka ato u konstatuan nga Kuvendi pasi në opinion doli se ata kanë caktuar kompensime të larta si paushall për disa cikle zgjedhore. Në KSHZ anëtar i vetëm është Emira Asani Salija e propozuar nga Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button