Tre të lënduar gjatë shpërthimit në Drejtorinë e tatimeve në Ankara

Tre persona janë lënduar gjatë shpërthimit në ndërtesën e Drejtorisë tatimore në Ankara, kumtoi mbrëmë prefekti i Ankarasë, Erxhan Topanxha.

Tre të lënduarit janë pjesëtarë të shërbimit për sigurimin e objektit, që gjendet në lagjen Çukurambar.

Sipas Topanxhas, ekziston mundësi e madhe që shpërthimi të jetë sabotim.

“Hetimi po zgjat ende, por ekzistojnë dyshime se shpërthimi është pasojë e sabotimit. Dyshimet ende nuk janë 100 për qind të sigurta, por ka njohuri për mundësi të tillë”, shtoi Topanxha.

Анкара експлозија

Gjatë shpërthimit janë shkaktuar dëmtime serioze në Drejtorinë e tatimit dhe janë thyer dritaret e ndlërtesave në afërsi dhe të disa automjeteve.

Shpërthimi ka ndodhur pas kohës së punës të Drejtorisë, ashtu që në ndërtesë kanë qenë vetëm pjesëtarë të sigurimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button