Gostivar, takim mes përfaqësuesve të komunës dhe Qendrës për persona me aftësi te kufizuara “Poraka” (Porosia) nga Dibra

Përfaqësuesit e Qendrës për persona me aftësi te kufizuara “Poraka” (Porosia) nga Dibra, Bekim Ame dhe Ramadan Telqiu u takuan me përfaqësuesit e Komunës së Gostivarit.

Në këtë takim u bisedua për mundësitë e hapjes së një qendre për autizëm në Gostivar si dhe për të ndihmuar prindërit në qytetet tjera në Maqedoni.

“Këtë mund ta bëjmë me ndihmën e zonjës Liri Berisha nga Shqipëria e cila ka shprehur gatishmëri për dhënien e ndihmesës në pjesën e trajnimeve dhe realizimin e seminareve. Gjithashtu ajo mund të ndihmë në përgatitjen e pjesës praktike duke bëre te mundur që edhe psikologët, logopedët si dhe punonjësit tjerë të Qendrave ditore të marrin pjesën praktike nga profesionist të Qendrës të autizmit të cilën e drejton zonja Liri Berisha në Tiranë” thotë Ame për Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button