Shkup, plaçkitje në një bastore
Një autor i panjohur me kërcënim me pistoletë mbrëmë ka kryer plaçkitje ndaj një femre të punësuar në bastoren sportive në fshatin Jurumleri, Shkup, pas çka ka marrë rreth 100.000 denarë dhe e ka braktisur vendin e ngjarjes.
MPB informoi se rasti në polici u denoncua në ora 21:50.
Punohet në ndriçimin e tërësishëm të rastit.