Sadiku te Levante: Hap i madh në karrierën time (VIDEO)

Armando Sadiku sot ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi ka zyrtarizuar transferimin te skuadra e Levantes. Bomberi i Kombëtares sonë ka nisur menjëherë stërvitjen me shokët e ekipit, ndërkohë që ka dhënë dhe intervistën e parë për klubin në gjuhën spanjolle.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu te Levante. Shokët e ekipit janë treguar shumë të mirë dhe jam i kënaqur që gjendem këtu për të luajtur në 6 muajt e ardhshëm. Skuadra më ka ndihmuar duke filluar nga dita e parë e stërvitjes. Ky është një hap i madh për karrierën time dhe jam i kënaqur që Levante më dha mundësinë për të luajtur në La Liga.

Kam parë disa ndeshje të këtij ekipi dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mira së bashku. Bardhi është futbollist i mirë, flasim shqip dhe mund të më ndihmojë në këto ditë të para. Një përshëndetje për të gjithë, para Levante”, është shprehur Armando Sadiku në intervistën e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button