Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Shkup

Dje rreth orës 15:40 në Njësitin për Informata dhe Komanda në Shkup, T.A.A. ka paraqitur se në banesën ku jeton në rrugën “Metodija Andonov Çendo” në Shkup, pa shenja jete e ka gjetur tezen e saj, L.B. (78), me të cilën bashkë kanë jetuar, njofton Portalb.mk.

Nga policia informojnë se Ndihma e Shpejtë ka arritur në vendngjarje, megjithatë vetëm se e ka konfirmuar vdekjen, pa shenja të dukshme të dhunës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerës është dërguar për në autopsi, ndërkaq është bërë edhe ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button