Ligji i gjuhëve, Dimovski: 35.000 amendamentet janë për konsensus shoqëror (VIDEO)

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, në konferencë për shtyp ka porositur që partia e tij i ka dorëzuar 35.000 amendamente për ligjin për përdorimin e gjuhëve që, siç thotë ai, pushteti të kuptojë se nuk duhet të arrihet vetëm konsensus politik, por edhe social, njofton Portalb.mk.

“I porosisim strukturat politike të pushtetit, nëse nuk duan, nuk është patjetër t’i konsultojnë ata, por mund t’i kontaktojnë shkencëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, shoqatat më të vogla të komuniteteve etnike, por dhe opinionin”, tha Dimovski.

Ai pret që kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk do të lejojë që t’ua marrë të drejtën e deputetëve që të shqyrtohen 35.000 amendamentet e dorëzuara nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button