fbpx

Basilio Ndong përforcon Shkupin (FOTO+VIDEO)

Skuadrës së Shkupit në përgatitjet në Antlia nga dita e sotme I është bashkua edhe një futbollist i ri, bëhet fjalë për 19 vjeçarin Basilio Ndong Oëono Nchama i cili vjen nga shteti i Guinea Ekuatoriale, ndërsa ishte pjesë e skuadrës Cano Sport Academy.

Gjatë kohës së fundit, skauti i skuadrës sonë Bulent Akin (Ish-futbollist i Gallatasarajit, fitues i UEFA Kupës), i cili po qëndron në Afrikë dhe ka përcjellë ndeshjet e Kupën e Afrikës, ka arritur të shënjestrojnë pikërisht Basilion i cili me paraqitjet e tija të mira për reprezentacion e Guineas Ekuatoriale ndaj Nigeris dhe Rundës, kan arritur që ta bëjnë të veshë fanëllën bardhë e kaltër.

Kalimi i Ndong Shkupit i ka kushtuar 60 mijë euro dhe prezenca e tij në skuadër do të jetë e dobishme si për ekipin por edhe për futbollin në Maqedoni.

Futbollisti 19 vjeçar nga Afrika luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majt, i cili në stërvitjen e parë të skuadrës ishte i mirëpritur nga stafi dhe futbollistët dhe pritet që shumë shpejt të adaptohet në ekip. Kontrata e Basilio me Shkupin është nënshkruar për tre vite e gjysmë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close