fbpx

Shkëndija prezantoi nigerianin Wakili

KF Shkëndija konfirmon zyrtarisht marrëveshjen me mbrojtësin nigerian Alma Abbo Wakili. 21 vjeçari vjen nga Trakai i Lituanisë dhe pritet të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes.

Futbollisti nga Nigeria la përshtypje pozitive në dy përballjet Shkëndija-Trakai në turin e tretë eliminator të UEFA Europa League, pas çka gjithë këtë periudhë ishte nën monitorim të stafit teknik.

Edhe pse në moshë të re, ai vlerësohet mbrojtësi i majtë më i mirë në kampionatin lituanez, me një shpejtësi admiruese, ndërsa në Europë ka zbarkuar përmes AS Eupen të Belgjikës.

Kështu kuqezinjtë mbyllën me sukses negociatat me futbollistin dhe Trakain, duke e sjellur zyrtarisht Wakilin në Tetovë. Shkaku i vizës nigeriani nuk do të mund të bashkohet me skuadrën në fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe këtë periudhë do të stërvitet me ekipin e juniorëve kuqezi në Tetovë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close