Ndahet nga jeta themeluesi i kompanisë së madhe “Ikea”

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, Ingvar Kamprad, themeluesi i kompanisë së madhe suedeze të mobiljeve “Ikea”.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë të shtunën në shtëpinë e tij në Suedi, pasi vuante nga një sëmundjeje e rëndë.

Kompania e cilësoi Kamprad-in si “një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të shekullit të 20-të”.

Miliarderi, i lindur në vitin 1926 në Smoolland, themeloi Ikea-n në moshën 17-vjeçare, kur përdori mjeshtërisht paratë që i ati ia kishte dhënë si dhuratë për t’i shpenzuar në shkollë.

Kampard vlerësohej si një prej njerëzve më të pasur në botë, dhe për një kohë të gjatë më i pasuri në Evropë. Pasuria e tij llogaritet rreth 46.8 miliardë dollarë.

Mobiljet e i projektuara prej kompanisë së tij u bënë popullore për shkak të thjeshtësisë dhe vlerës së tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button